AlbanianSport.com 01.11.2014 18:00
ASNN – Lumë kritikash për ndëshkimin ndaj Shqipërisë, UEFA detyrohet ta heqë vendimin nga faqja e “Facebook”-ut. Protestat e vazhdueshme të shqiptarëve kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s kanë dhënë rezultatin e parë. Nuk është ndryshimi i vendimit, por heqja e tij nga faqja e UEFA-s në rrjetin social “Facebook”.
Më shumë se 173 mijë komente në pak u shkruan nga përdoruesit e rrjeteve sociale ku kërkonin drejtësi për Kombëtaren Shqiptare. Nuk dihet arsyeja se pse UEFA vendosi të largonte atë vendim që u përcoll me protesta të shumta, në Shqipëri, Kosovë apo deri në dyert e këtij organizmi.
Shoqatat të ndryshme tifozësh kanë paralajmëruar reagime të tjera, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit e ka apeluar vendimin e Disiplinës duke kërkuar fitoren 3-0 në tavolinë, e cila iu dha Serbisë. FSHF e mbështet kërkesën e saj te dhuna dhe racizmi që u tregua ndaj Kombëtares para dhe gjatë sfidës me Serbinë më 14 tetor në Beograd.