AlbanianSport.com 21.10.2016 16:10
ASNN – Ndeshja e së enjtes midis Mançester Junajtid ka dhuruar, përveç 5 golave, edhe një episod interesant, që e shikon rrallë nëpër stadiume dhe prandaj ka marrë një vlerë tjetër. Në fakt, rivaliteti midis klubeve angleze dhe atyre turke është ndër më i ashprit në Evropë.
Dhe kjo e ka bërë atë që ndodhi të enjten në mbrëmje, në takimin e zhvilluar në kuadër të Ligës së Evropës në Stadiumin “Olld Traford” të marrë një vlerë tjetër. Goli i shënuar nga holandezi Robin Van Persi në atë humbje 1-4 të Fenerbahçes përballë Mançester Junajtid, ka marrë duartrokitjet e tifozerisë vendase.
Natyrisht, mund të thuhet se, në të tjera rrethana, pra, sikur rezultati të mos ishte 4-0 për vendasit, apo sikur shënuesi të mos ishte një ish-lojtar i dashur për “Djajtë e kuq”, holandezi Van Persi, sjellja e tifozerisë do të kishte qenë ndryshe. Megjithatë, ai ishte një episod që e shikon rrallë nëpër stadiume dhe prandaj merr një vlerë tjetër.