“Thumbon” De Biazi: Këto, malore që duhen ngjitur, lojtarët & tifozët më duan

Share Button

Xhovani-De-Biazi-flet-Jona-largim

AlbanianSport.com 15.09.2015 08:35

ASNN – Trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, është treguar një “xhentëllmen” i vërtetë, duke reaguar me mjaft finesë ndaj asaj që duket se është sfidë e kamufluar në distancë që i bëhet në distancë nga Federata Shqiptare e Futbollit, tanimë që të dyja palët duhet të flasin edhe për rinovimin. Në një intervistë ekskluzive me të përditshmen sportive shqiptare “Panorama Sport”, ai ka theksuar se nuk po mendon për rinovimin, por për dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Eliminatoret e Evropianit “Francë 2016”.
I pyetur nga e përditshmja në fjalë nëse i vinte keq që në Shqipëri anashkalohet lehtësisht fakti që jemi në “play-off”, aty ku nuk kemi qenë asnjëherë më parë, De Biazi është përgjigjur: “Ne nuk po flasim për “play off”-in në këtë moment, sepse nuk kemi folur as më parë për të kaluarën tonë. E kaluara thjesht na ka shërbyer për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë.” Trajneri ka folur edhe rinovimin e kontratës, por është treguar diplomat në përgjigjen e tij.
“E respektoj shumë presidentin tonë, me të cilin kam një raport dhe një dialog të vazhdueshëm”, – ka deklaruar ai. De Biazi ka qenë po aq diplomat edhe kur është pyetur për çështjen e zëdhënëses për shtyp të FSHF-së, Jona Dervishi, e cila, në një emision sportiv televiziv, ka deklaruar: “E bëmë ne De Biazin të famshëm”. “Më vjen mirë që jemi rritur dhe përmirësuar së bashku vitet e fundit”, – ka thënë 59-vjeçari, i cili sidoqoftë nuk ka harruar të thumbojë me ironinë e tij fine.
“Ne punojmë për t’i përmirësuar gjërat edhe në vazhdim, ndaj maloret që hasim gjatë rrugës janë thjesht pjesë e sfidës së përditshme”, – ka theksuar ai. I pyetur nga “Panorama Sport” nëse Rinovimi i kontratës me FSHF-në është çështje parash apo çështje besimi, De Biazi ka këmbëngulur: “Jam i fokusuar vetëm te skuadra, te kundërshtarët dhe tek objektivi që kemi për të shkuar në Francë. Nuk është koha për të menduar për gjëra të tjera.”
Italiani me pasaportë shqiptarë shqiptare u ka dhënë në fund edhe një përgjigje aludimeve të krijuara kohët e fundit dhe që e kanë burimin nga zyrat e Rrugës së Elbasanit, duke theksuar se për të, ajo që ka më tepër rëndësi është marrëdhënia me dy elementët kryesorë të futbollit, skuadrën dhe tifozët. “Ndiej shumë besim, mbi të gjitha nga lojtarët e mi. Më pas ndiej edhe mbështetjen e tifozëve që është gjithnjë e më e madhe”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh