Thjesht sport… ? Virusi korona ul me 10 miliardë € vlerën e futbollistëve

Share Button

AlbanianSport.com 06/05/2020 20:10

ASNN – Së pari, është mungesa e spektaklit, për shkak të moszhvillimit të ndeshjeve dhe së dyti, është ndryshimi i këndvështrimit mbi vlerën financiare të gjithçkaje, në dritën e reflektimit pas krizës së shkaktuar nga epidemia globale e virusit korona. Vlera e transferimeve të lojtarëve të 10 ligave më të forta evropiane mund të zbresë deri në 10 miliardë Euro për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga “Covid-19”, thotë një studim nga firma ndërkombëtare e kontabilitetit “KPMG”.

Shpenzimet për transferime pritet të bien në mënyrë të ndjeshme, me klubet anembanë kontinentit që janë duke pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të ndaljes së futbollit. Ligat në Angli, Gjermani, Itali dhe Spanjë mbeten të përkushtuara për ta përfunduar edicionin në mënyrë që respektojnë kontratat e mëdha me televizionet dhe të minimizojnë goditjet financiare. Por “KPMG”-ja vlerëson se 5 kampionatet më të fortë evropianë, duke përfshirë edhe Francën, që e ka mbyllur edicionin, mund të humbasin 4 miliardë Euro nëse garat nuk përfundohen.

Këto kampionate janë gjithashtu aktorët kryesorë në tregun evropian të shitblerjes së lojtarëve. Studimi mbuloi gjithashtu edhe kampionatet kryesore në Belgjikë, Holandë, Portugali dhe Turqi, si dhe kategorinë e dytë angleze, që njihet si “Çempionship”. Me pak para për t’u shpenzuar, vlerat mund të bien me gati 10 miliardë, nëse nuk ka futboll këtë edicion, që është skenari më i keq. Por ato mund të bien deri në 6.6 miliardë Euro nëse kampionatet luhen me dyer të mbyllura, pa tifozë.

“Analiza jonë e fundit zbulon se vlera e përgjithshme e 4,183 lojtarëve në 10 kampionatet kryesore evropiane në fjalë, ulet në një total prej rreth 10 miliardë Eurosh, çka përfaqëson një rënie prej 26.5% që prej shkurtit në skenarin e parë”, – thekson raporti i “KPMG”-së. “Ndërkaq, vlera e lojtarëve do të zbriste me 6.6 miliardë Euro, një rënie prej 17.7% në skenarin e dytë”, – vazhdon më tej raporti i përpiluar nga firma ndërkombëtare e kontabilitetit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh