Barcelona, thellohet edhe më tej kriza, nuk ka përforcime për trajnerin Kuman

Share Button

AlbanianSport.com 13/08/2021 18:25

ASNN – Drejtuesit i refuzojnë trajnerit Kuman kërkesën për përforcime, Umtiti nuk pranon të ikë. Duket se telashet nuk po kanë fund për Barcelonën, e cila ka humbur këto ditët e fundit, me parametra 0, edhe lojtarin që ishte shndërruar në ikonën e klubit në dy dhjetëvjeçarët e parë të këtij mijëvjeçari të ri. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur të premten se drejtuesit e Barcelonës kanë hedhur poshtë kërkesën e trajnerit Ronald Kuman për përforcime gjatë kësaj merkatoje të verës.

Bëhet e ditur se trajneri ka kërkuar edhe një sulmues dhe një mesfushor për sezonin e ri, pas largimit të Lionel Messit, por klubi që është në probleme financiare nuk e ka marrë parasysh kërkesën e holandezit. Ditët e fundit, Mesi u largua nga Barcelona për të firmosur me Paris SG-në, ndërkohë që, tek Barcelona i kanë bërë të ditur Kumanit se po punojnë në largimin e lojtarëve dhe reduktimin e pagave për të evituar problemet tjera financiare në sezonin e ri.

Gjatë kësaj merkatoje, Barcelona ka transferuar 3 lojtarë, sulmuesit Memfis Depaj dhe Serxhio Aguerro dhe mbrojtësin Erik Garsia, që të 3 falas. Mirëpo, Aguero nuk do të mund të debutojë me Barcelonën deri në fund të muajit tetor për shkak të dëmtimit të pësuar në stërvitje. Ndërkaq, qendërmbrojtësi francez Samuel Umtiti nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Barcelonës. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të premten se Umtiti ka refuzuar kalimin te Benfika, përkundër faktit që ekipi portugez kishte arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij.

Benfika kishte ofruar 10 milionë Euro për kartonin e 27-vjeçarit, por mësohet se Umtiti është i vendosur të mbetet të “Kamp Nou” dhe të luftoj për një vend titullari për sezonin e ri. Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, dhe është njëri prej lojtarëve që Barcelona dëshiron ta largojë, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. Sezonin e shkuar, ai luajti vetëm 16 ndeshje për Barcelonën në të gjitha veprimtaritë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh