“The Guardian”: Vendimi i UEFA-s për Serbi-Shqipëri, veprim naiv

Share Button

theguardian

AlbanianSport.com 27.10.2014 15:05

ASNN – Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri, ishte një veprim naiv i organizmit që qeveris futbollin evropian dhe lista e skenave të ngjashme me ato të 14 tetorit në Beograd me protagonistë serbët po zgjatet në kufinjtë e absurdes dhe përtej kufinjve të faljes. Kështu shkruan gazetari i mirënjohur, Ouen Gibson, në një editorial të tijin në të përditshmen britanike, “The Guardian”, të botuar dje, ku ai shton se UEFA duhet të dëshmojë me veprime dhe jo me gjeste butaforike se është me të vërtetë kundër racizmit.

Duke bërë një analizë të ngjarjeve të mbrëmjes së 14 tetorit në Beograd, ai kujton një klishe të kreut të UEFA-s, Mishel Platini, i cili në fillim të këtij viti pati deklaruar se “politikanët duhet të bëjnë politikë, por sporti duhet të jetë vendi i vëllazërimit, që duhet t’i bashkojë njerëzit. Duke cituar vendimin e marrë nga Komiteti i Disiplinës, Gibson thekson se mund të thuhet se mini-helikopteri me banerin ishte shkëndija që bërë gjithçka të shpërthejë, por, pa patur një provë se ai ishte vepër e shqiptarëve, që duhet theksuar se nuk u lejuan të kishin tifozë të tyre në stadium, UEFA është ngatërruar, me këmbët e veta.

Dhe kjo jo për herë të parë, vijon Gibson, i cili, duke kujtuar ngjarjet e Xhenovës në 2010-n, ato të dhjetorit 2012 me racizmin ndaj Nën-21-vjeçarëve anglezë, apo me rrëmujat e përhershme të tifozëve serbë në Kupat e Evropës, lista e skenave të ngjashme me ato të 14 tetorit në Beograd me protagonistë serbët po zgjatet në kufinjtë e absurdes dhe përtej kufinjve të faljes. Dy ndeshje pa tifozë nuk kanë për ta zgjidhur këtë problem, shkruan gazetari anglez, i cili në përfundim të shkrimit të tij, bën një apel.

“Java e shkuar ishte përcaktuar nga UEFA si “java e aksionit kundër racizmit”, e shoqëruar me reklama televizive, T-shirts dhe fjalë të bukura. Por, përderisa këto fjalë të shoqërohen me veprime koherente nga organizmat disiplinorë të UEFA-s, ato nuk do të kenë shumë efekt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

AlbanianSport.com 06/03/2024 22:05 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh