Teuta / Shkëmbi: Kjo fitore, meritë e Hidit & grupit, por kemi probleme

Share Button

AlbanianSport.com 15/02/2019 23:35

ASNN – Isli Hidi ishte “heroi” i Teutës mbrëmjen e së premtes në Durrës, pasi priti 11-metërshin e Kordeiros së Kukësit në minutat shtesë, për të mbajtur portën e tij të pastër në këtë moment vendimtar dhe për t’i dhënë skuadrës durrsake 3 pikë me vlera të mëdha. Por meritë kanë dhe lojtarët e tjerë, sidomos Gerhard Progni që shënoi golin e barazimit, apo dhe Osmani që në fund u detyrua të kapte topin me dorë për të shpëtuar portën e tij nga goli, duke marrë kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht të kuqin.

Por në tërësinë e tyre të gjithë ishin mirë në këtë ndeshje dhe këtë e evidenton edhe trajneri Bledi Shkëmbi pas ndeshjes, duke thënë se meritat i takojnë grupit që bëri një ndeshje të madhe e një fitore me vlera ndaj një kundërshtari shumë të fortë. “Ne fituam një ndeshje të vështirë, ku kthyem rezultatin, – u shpreh pas takimit trajneri Bledi Shkëbi, dukshëm i entuziazmuar, – ishte një ndeshje e bukur për të dyja skuadrat, por duhet të marrim sa më shumë pikë në vazhdim.”

“Progni  veproi deri diku bëri mire në këtë ndeshje, – vijoi korçari i stolit të bregdetarëve. – Mendova që t’i japim vertikalizime ekipit dhe Progni na e shërbeu me atë gol që shënoi. Në mbrojtje kemi lojtarë me përvojë, sidomos Arapi, Osmani dhe Bicaj. Janë ndihmesë e madhe për mua dhe kanë edhe ata meritë. Edhe krahët me Frashërin dhe Hakajn bëjnë mirë, por sot ishte porosia ime që ata të ishin më të kujdesshëm. Ishte meritë e futbollistëve kjo fitore.”

Më pas Shkëmbi komentoi edhe shkaktimin e 11-metërshit, një veprim që ai e quajti inteligjent nga lojtari i skuadrës së tij, Osmani. “Ishte e vetmja gjë që mund të bëhej në atë moment dhe këto gjëra i bëjnë vetëm lojtarë inteligjentë si Osmani, – shtoi më pas trajneri i “Djemve të detit”, – Hidi na ndihmoi shumë në këtë ndeshje dhe na dha fitoren. Po, 30 metrat e fundit janë problem në lojën tonë. Jam i kënaqur me Bushiçin, edhe pse nuk është në 100% të formës së tij.”

“Ne synojmë që të hedhim bazat dhe të kemi një ekip më të mirë sezonin e ardhshëm. Agresiviteti e bën skuadrën të luajë më mirë. Komplimentoj skuadrën dhe drejtuesit. Shpresoj të vazhdojmë kështu, sepse një fitore nuk mjafton. Frashëri nuk po jep atë që ne presim, por sot ishte nga më të mirët taktikisht”, – theksoi në fund të prononcimit të tij për mediat, trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, skuadra e të cilit pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 39 pikëve, në vend të dytë, vetëm 7 pikë larg Partizanit të vendit të parë.

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh