Disiplina, Teuta & Partizani, emblema e sponsorit u kushton 1 milionë lekë

Share Button

AlbanianSport.com 04/11/2021 19:25

ASNN – Është mbledhur të enjten pasdreke Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), i cili vijon të vendosë gjoba për mosvendosje të emblemës së sponsorit zyrtare të Superiores në fanella, ndërsa “viktimat” janë Teuta e Partizanit, të cilat janë përsëritëse në këtë vendim të tyre. Duket si një përsëritje faji që do të shkojë deri në fund të sezonit e arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbushen pikërisht me gjobat e Teutës dhe të Partizanit.

Kështu ka ndodhur dhe në mbledhjen e fundit, ndërsa Teuta e Partizani janë gjobitur me 100.000 lekë të rinj secila. Ndërkohë Kukësi është paralajmëruar se në rast përsëritje të sjelljeve të gabuar të tifozëve do të jetë pjesë e vendimeve të Komisionit të Disiplinës. Në Kategorinë e Parë e ka pësuar vetëm Pogradeci, që është gjobitur me 50.000 lekë të rinj për sjellje të gabuar të tifozëve. Të ashpra kanë qenë vendimet për Kategorinë e Dytë, ku në fokus ka qenë ndeshja Shënkolli-Oriku.

Shënkolli e ka humbur ndeshjen në “tavolinë” për dështim të përmbushjes të detyrimeve, kurse janë pezulluar Kaçorri me 16 ndeshje e Deda 24 ndeshje, apo dhe Gjeka e Zefi me gjashtë ndeshje, kjo për sulm ndaj kundërshtarit. Beqaj i Orikut është pezulluar 5 ndeshje për sulm ndaj kundërshtarit e po kështu dhe Shukle i Elbasanit dhe Jovani i Luzit 2008. Tek moshat Besa dhe Shkodra të Nën-19-vjeçarëve janë dënuar me 4 ndeshje pa tifozë.

 

Ja të të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës:

 

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Kukësi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Shënkolli, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, si dhe ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër Oriku, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 31, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e dhe 64/1, 65/1/a, 65/4/d, të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3, dënohet me gjobë në masën në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i Shënkolli, Donald Kacorri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Albert Gjeka, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Oriku, Arbri Beqaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Elbasani, Elkier Shukle, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008, Endi Jovani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Kinostudio U-17, Gledis Gjonpalaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Besa U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë neneve 24, 31, 63/1/b, 64/3/b, 64/5, 65/3/h dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjanëse pa spektatorë.

Lojtari i Football Republic U-19, Enes Rada, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC U-19, Kevin Hasani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Shkodra U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 65/3/b dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të C Bulqiza, Sildi Lika, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportiv

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh