Teuta ndal vrullin e Skënderbeut, e shtuna e barazimeve në Superiore

Share Button

AlbanianSport.com 04.03.2017 21:15

ASNN – Ka qenë një ditë barazimesh kjo e shtunë e javës së 24-t të Kategorisë Superiore, pasi edhe Skënderbeu nuk mundi të shkojë më tepër se një 1-1 në Korçë përballë Teutës. Skuadra durrsake ka bërë një paraqitje shumë të mirë përballë korçarëve, duke i ndalur vrullin prej 5 ndeshjes që vetëm fitonin dhe nga ku rikuperuan largësinë që kishin me Kukësin kryesues.

Skuadra durrsake, e drejtuar nga trajneri Gugash Magani, ka një tjetër fytyre në lëtë gjysmë të re të sezonit dhe këtë e tregon përballë kujtdo kundërshtari. Dhe, në Korçë, Teuta kaloi e para në epërsi, pasi goditja e Hilës rrok në fillim shtyllën horizontale, ndërkohë që portieri Shehi gjendet i papërgatitur për të reaguar si duhet dhe Musta vetëm e shtyn në rrjet.

Në pjesën e dytë skuadra korçare e shton presionin ndaj kundërshtarit, duke kërkuar me çdo kusht të paktën barazimin dhe e arrin me një kundërsulm kur Xhejms kalon me lehtësi Kastratin. Ndërkohë, janë luajtur sot pasdreke dy takimet e para të javës së 24-t të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, dhe Tirana nuk ka mundur të rikthehet te fitorja as në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Korabit.

Ky takim, që  u zhvillua në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, u mbyll në barazim 1-1. Kësisoj, Tirana nuk fiton që prej 18 dhjetorit të vitit të kaluar në Kategorinë Superiore, çka konfirmon krizën e rezultateve të bardhebluve.  6 ndeshje pa fitore në një fazë janë shumë për një skuadër që ka fituar 24 herë titullin “kampion”. Ndërkohë, dy golat e kësaj ndeshje u shënuan brenda 5 minutave.

Në të 40-n, shënoi Kaja për Korabin, ndërsa në fundin e pjesës së parë barazoi Edeh. Një barazim që  ndoshta nuk i bën shumë punë Korabit, por të  paktën ndikon në moralin e skuadrës, në  ndryshim nga Tirana, që  përveç pikëve vazhdon të humbasë dhe moralin. Ndërkohë, në barazim u mbyll edhe ndeshja tjetër mes Luftëtarit dhe Vllaznisë. Por në ndryshim nga takimi Korabi-Tirana, në këtë ndeshje rrjetat mbetën të paprekura.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh