Gjergj Vyshka 14.03.2015 14:05
Teuta është gjithnjë e më pranë kalimit të saj në grupin e më të mirëve të basketbollit shqiptar. Është përsëri në krye dhe pasi ka mundur dje pasdite në Durrës, Elbasanin.
Për të besuarit e trajnerit Abrazhda fillimi i lojës ka qenë i vështirë, aq dy pjesët e para janë fituar me diferenca të ngushta pikësh.
Janë përkatësisht 22-20 dhe 19-16 për bregdetarët dhe në pushim kryeson Teuta, në shuifrat 41-36.
Dhe diferenca për durrsakët ka ardhur në pjesën e tretë, të cilën e kanë fituar me 14 pikë diferencë duke kryesuar 70-51.
Edhe pse pjesa e fundit është ndarë barazim, Teuta është fituese 89-70 dhe në vendin e parë. Takimi tjetër i javës së 10-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, ai midis Skënderbeut dhe Studentit, luhet sot në mesditë.
Teuta – Elbasani 89-70
(22-20, 19-16, 29-15, 19-19)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 10-të
(13-14 mars 2015)
Të premten:
Teuta – Elbasani 89-70
Të shtunën:
Skënderbeu – Studenti ora 12:00
Renditja
Nr. Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Teuta 10 8 2 736-621 18
- Elbasani 10 5 5 667-705 15
- Studenti 9 5 4 585-558 14
- Skënderbeu 9 1 8 542-644 10