AlbanianSport.com 17.12.2015 12:55
ASNN – “Ndaj Laçit për t’u kthyer tek rezultatet pozitive”. Ky është synimi që Teuta i ka vënë vetes për ndeshjen e radhës në Kategorinë Superiore, atë kundër Laçit, që luhet në fundjavë dhe që është e vlefshme për javën e 17-të.
Pas dy humbjeve radhazi në Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, stafi teknik dhe lojtarët e Teutës janë angazhuar maksimalisht për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive.
Por, ndonëse sfida e radhës është vizita që Laçi do t’u bëjë në shtëpi durrsakëve, mbrojtësi i krahut të djathtë, Bruno Dita, është shprehur optimist për një rezultat pozitiv të skuadrës së tij.
Traineri i Teutës, Gugash Magani, ka zhvilluar një stërvitje prej 90 minutash, gjatë së cilës janë provuar një sërë skemash dhe goditje ne kuadratin e portës. Për këtë ndeshje, Magani ka në dispozicion një kontingjent të plotë lojtarësh.