AlbanianSport.com 27.03.2015 23:05
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ka kurorëzuar Teutën si fituese të tij. Durrsakët lanë pas një sezon të suksesshëm ku udhëhoqën në renditje që në javën e parë të kampionatit.
Kësisoj, vitin e ardhshëm, ekipi bregdetar, i drejtuar nga trajneri Bekim Abrazhda do të garojë në elitën e basketbollit shqiptar të meshkujve, gjë që, në fakt, i mungon prej disa sezonesh.
Për sa i përket takimit të djeshëm ndaj Skënderbeut, durrsakët dominuan gjithçka, duke i dhuruar publikut të tyre fitoren e fundit për këtë sezon. Falë mbështetjes së madhe të tifozëve të saj, Teuta e fillon lojën krejtësisht në sulm.
Pas disa minutash, diferenca në pikë sa vjen e thellohet, për t’u fiksuar në përfundim të pjesës së parë në shifrat 28-11. Pas hodhi themelet e fitores që në fillimin e takimit, ekipi i Abrazhdës më pas nuk e kishte të vështirë të administronte rezultatin deri në fund, duke e fituar krejt takimin me shifrat 83-54.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 12-të
(27-28 mars 2015)
Të premten:
Teuta – Skënderbeu 83-54
Të shtunën:
Studenti – Elbasani (19:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 12 9 3 861-736 21
- Studenti 11 7 4 709-661 18
- Elbasani 11 6 5 753-778 17
- Skënderbeu 12 1 11 730-878 13