AlbanianSport.com 18.01.2015 20:25
ASNN – Bekim Kuli ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij, Besën e Kavajës, në miqësoren e luajtur dje në mesditë.
Ka mjaftuar një 11-metërsh për durrsakët e Teutës, që Kuli ta shndërronte në gol dhe durrsakët të fitonin.
Kjo ishte miqësorja e fundit për durrsakët, të cilët tashmë në ndeshjen e parë të fazës së tretë do të shkojnë në Vlorë.
Kurse kavajasit e kishin miqësoren e tyre të dytë, ndërsa të mërkurën do të luajnë në Kavajë përballë Dinamos.