Teuta & Goga Basket nuk falin, dorëzohen Tirana & Kamza Basket

Share Button

AlbanianSport.com 02/01/2018 23:05

ASNN – Basketbolli i meshkujve u kthye këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 5-të të tij, ku nuk munguan emocionet e rivaliteti. Kështu, në periferinë e kryeqytetit Kamza Basket u përpoq të regjistronte një fitore me peshë për të ardhmen e saj në këtë kampionat, por nuk ia doli. Përballë pati Goga Basket, ndaj së cilës humbi me rezultatin 73-82 në takimin e zhvilluar në Sallën Sportive të Bathores.

Ishte një ndeshje me rivalitet dhe këtë e tregojnë edhe afërsia me pikë ndërmjet dy ekipeve, por diferencën e bënë miqtë nga Durrësi që ditën ta menaxhonin epërsinë e krijuar në fillim. Falë një grupi më cilësor dhe një përqendrimi më të madh, Goga Basket ia doli të fitojë e të mbetet në 3 vendet e para të renditjes, me 9 pikë, po aq sa ka edhe Teuta, që kryeson falë pikëavarazhit më të mirë.

Pikërisht Teuta regjistroi një fitore bindëse e me vlerë për këtë fazë të kampionatit, pasi mposhti thellësisht Tiranën me rezultatin 95-66, duke merituar plotësisht suksesin. Gati 30 pikë diferencë tregojnë qartë epërsinë e skuadrës durrsake dhe inferioritetin e Tiranës. Në këtë ndeshje nuk pati kurrfarë rivaliteti dhe emocioni, pasi diferencat midis dy skuadrave ishin të ndjeshme.

Me këtë fitore Teuta mban kreun e renditjes me 9  pikë dhe pret e qetë duelin e së shtunës midis Vllaznisë dhe Partizanit, që luhet në Shkodër në orën 18:00. Çfarëdo të ndodhë, Teuta mban kryesimin, shoqëruar me pikë të barabarta nga Goga Basket. Janë dy skuadra nga Durrësi këtë sezon që po i japin tonin basketbollit të meshkujve, ndërsa ka një rënie të peshës së ekipeve të kryeqytetit.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Superliga

 

Java e 5-të:

 

Të premten:

Kamza Basket – Goga Basket        73-82

Teuta – Tirana                                   95-66

 

Të shtunën:

Vllaznia – Partizani                          (18:00)

 

Renditja:

Nr.       Skuadrat                    Pikë

  1. Teuta                          9
  2. Goga Basket             9
  3. Partizani                    7
  4. Tirana                         7
  5. Kamza Basket          6
  6. Vllaznia                     4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh