AlbanianSport.com 12/11/2018 15:55
ASNN – Ndeshja e fundit e javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, Kukësi-Teuta u luajt të dielën në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Përfundoi në barazim 1-1, por do të diskutohet gjatë, jo vetëm për një gol të anuluar të Kukësit, por edhe për faktin se të dyja skuadrat regjistruan rekorde në këtë periudhë. Teutën regjistron ndeshjen e 6-të radhazi pa humbje, me 4 fitore e dy barazime, kurse Kukësi me tre barazime radhazi, duke bërë që të ketë shumë pak përparim në renditje.
Takimi ishte i bukur, me rivalitet, me sulme e kundërsulme nga të dy krahët, por me një Kukësi më kërkues dhe natyrisht me një dëshirë më ta madhe për fitore. Në minutat e para të lojës Kukësi u përpoq të zhbllokonte shifrat me të gjitha format, por sikurse ka ndodhur shpesh gjatë javëve të fundit, finalizimi është i vështirë për këtë skuadër. Atëherë kur të gjithë prisnin golin e Kukësit, ndodh e kundërta, është Teuta që shënon golin me anë të Kamarës në minutën e 30-të.
Kukësi reagoi dhe arriti ta gjente golin me anë të Rexhinaldos në fundin e pjesës së parë, por goli u konsiderua i parregullt për pozicion jashtë loje. Në fakt, nga përsëritja e pamjeve dukej qartë se Rexhinaldo ishte në pozicion të rregullt dhe Kukësit iu mohua një gol që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Sidoqoftë, rasti i këtij goli ishte i denjë për interpretim nga teknologjia e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), por kampionati shqiptar i futbollit është larg kësaj teknologjie.
Në pjesën e dytë, Kukësi u hodh në sulm frontal, aq sa e pranoi dhe trajneri Armando Cungu se në këtë kalim skemë kishte pak aventurë. Ndryshoi moduli taktik dhe u bë 4-4-2, duke i dhënë përparësi skuadrës në vijën sulmuese. Dhe nuk vonoi shumë e në minutën e 50-të Rexhinaldo realizoi me kokë një gol të bukur. Barazohen shifrat 1-1. Teuta tërhiqet disi dhe rrezikon mjaft, kurse Cungu shtyn ekipin përpara për ta fituar ndeshjen. Por portieri Isli Hidi bëri pritje vendimtare, duke i dhënë Teutës një pikë me vlerë.
Pas këtij barazimi, më e fituar doli skuadra e “Djemve të Detit” që shkon në vend të tretë me 22 pikë, po aq sa Laçi, kurse Kukësi mbetet në vend të 5-të me 21 pikë. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit kryesohet nga Partizani e Skënderbeu që kanë përkatësisht 31 dhe 29 pikë, të shkëputur nga grupi i ekipeve ndjekëse që luftojnë për një vend në Ligën e Evropës.
Kampionati Kombëtar i Futbollit
Kategoria Superiore
Java e 13-të:
Të dielën:
Luftëtari – Tirana 2-1
Kastrioti – Kamza 3-0
Skënderbeu – Flamurtari 1-0
Partizani – Laçi 1-0
Të hënën:
Kukësi – Teuta 1-1
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Partizani 31
- Skënderbeu 29
- Laçi 22
- Teuta 22
- Kukësi 21
- Flamurtari 19
- Luftëtari 13
- Tirana 10
- Kamza 8
- Kastrioti 7