AlbanianSport.com 13.11.2015 23:30
ASNN – Një sërë ngjarjesh tronditëse kanë ndodhur në mbrëmje në kryeqytetin francez, ku dyshohet se, deri më tani, të paktën 18 persona janë vrarë në disa atentate në Paris, në atë që duket se është një sulm terrorist.
Sipas rrjetit prestigjioz të lajmeve, CNN, në njërën nga 3 zonat ku u kryen këto atentate, ka edhe një situatë pengmarrjeje në një teatër. Ndërkohë, edhe Stadiumi “Stadë de Francë“, ku u luajt miqësorja midis Francës dhe Gjermanisë, ishte për disa orë rrethuar, pasi janë raportuar pranë tij të paktën dy shpërthime.
Presidenti francez, Fransua Holondë, i cili ishte në stadium duke e ndjekur këtë ndeshje, është larguar menjëherë për arsye sigurie dhe u strehua në ministrinë e brendshme.
Sipas dëshmitarëve okularë, policia ënjtë e pranishme në një restorant në Distriktin e 10-të, ku ndodhi njëri prej atentateve, ndërsa tensioni ka mbizotëruar gjatë gjithë natës. Këto sulme terroriste vijnë pas sulmeve të janarit ndaj revistës satirike francez “Sharli Hebdo”.