AlbanianSport.com 25.08.2016 16:15
ASNN – Tërmeti që shkatërroi Italinë Qendrore, të mërkurën, duke shkaktuar qindra të vdekur e të plagosur e shkatërruar dhjetëra ndërtesa, ka prekur ndjenjat e të gjithë vendit.
I menjëhershëm ka qenë solidariteti nga të gjitha anët e botës. Tashmë edhe futbolli është i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij konkrete në favor të viktimave. I pari që ka vepruar ka qenë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ai ka thënë se të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga ndeshja Napoli-Milan do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i ditëve të fundit.
Ndërsa Juventusi, që këtë fundjavë do të luajë në Romë ka vendosur të dhurojë të gjitha të ardhurat që do të mbledhë në 28 gusht, nga muzeu i tij.