AlbanianSport.com 06.11.2014 15:20
ASNN – Tërbuni dje ka arritur atë çfarë ka dashur ndaj Skëderbeut, që të mos humbasë, të paktën në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja ka nisur me 5 minuta vonesë për arsye të ndërrimit të fanellave nga Tërbunit, nga që të dy ekipet kishin veshje thuajse të përafërt dhe përfaqësuesit e Federatës nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.
Pukjanët, duke parë që miqtë kishin uniformë të ngjashme me to, pranuan kompromisin për të luajtur me fanellat e dyta. Në fushën e lojës dy skuadrat kanë zhvilluar një përballje shumë të bukur, atje ku nuk kanë munguar edhe rastet e pastra për shënim. Në të parën Dimo duhej të kishte shënuar për korçarët në minutën e 15-të, ndërsa janë kundërpërgjigur Agastra dhe Lekaj për vendësit.
Rasti më i mirë për të shënuar ka qenë ai i mbrojtësit Kepi, që në minutën e 63-të ka arritur të godasë shtyllën e portës së Llapanjit. Ndërkohë në minutat e fundit ka qenë Sefa ai që kishte mundësi të kalonte në epërsi korçarët, por edhe ky pa sukses. Përfundimisht 0-0, një rezultat ky që favorizon kampionët për ndeshjen e kthimit dhe kualifikimin.
Tërbuni – Skënderbeu 0-0
Tërbuni: Gjokoviç, Kepi, Mone, Danaj (Grishi 63’), Kalugjeroviç, Tafaj, Lekaj, Rroca (Çutra 70’), Greca, Lilaj, Agastra. Trajner: E. Plori
Skënderbeu: Llapanji, Kame, Jashanica, Lulaj, Dimo, Progni, Alikaj, Nimaga, Ribaj, Abazaj (Berisha 77’), Sefa. Trajner: M. Josa
Gjyqtarë: I. Myrtja, M. Dervishi, Gj. Bori (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Lekaj / Jashanica