AlbanianSport.com 16.05.2016 20:25
ASNN – Tashmë Tërbuni ka rënë në Kategorinë e Parë, por ndaj kurbinasve do të luajnë për moral. Dhe pukjanët kanë premtuar marrjen e rezultatit pozitiv në Laç, ndonëse gjasat për një gjë të tillë janë kundër tyre. Portieri Klajdi Kuka, i cili shënoi një gol nga porta në portë në humbjen 1-2 me Kukësin, do të theksonte: “Jam ndjerë mirë që kam shënuar gol.”
“Unë kam mbrojtur edhe portën e Tiranës, por nuk kam shënuar ndonjëherë, – ka vijuar gardiani i portës pukjane. – Arrita ta bëja ndaj Kukësit. Me thënë të drejtën jam ndjerë i emocionuar që e pashë topin në rrjetë. Jemi të mërzitur që kemi rënë në Kategorinë Superiore. Dëshira jonë ishte që të merrnim një pikë të paktën ndaj Kukësit. Por golin ia kushtoj familjes sime dhe do ta mbajë mend gjatë.”
“Ekipi nuk e ka merituar rënien në kategori, sepse ka bërë një lojë të mirë pavarësisht ndëshkimeve nga gjyqtarët, – ka theksuar Kuka. – Në Laç e kemi vlerësuar si ndeshje dhe do të marrim një rezultat pozitiv.” Për pukjanët do të mungojnë si të dëmtuar Beci, Borshi dhe Kacaj.