Gjergj Vyshka 25.01.2015 13:45
Pukjanët kanë sqaruar dhe një foto dhe deklaratë të tifozëve të Besëlidhjes, të cilët kanëhttp://albaniansport.com/new/wp-content/uploads/2014/12/Terbuni-Stadiumi.jpg akuzuar se trajneri i pukjanëve Plori ka darkuar me ekipin e Kastriotit e ka dalë në foto me një lojtar të krutanëve, apo ka shpërndarë shpërblim për fitoren e tyre ndaj lezhjanëve.
“Ju lutem thjesht respektoni kampionët e mos u merrni me fjalë ko, sepse jemi ekipi që s’kemi humbur akoma një ndeshje dhe me shumë mundësi nuk do të humbasim të tillë deri në fund të këtij sezoni, – kanë deklaruar tifozët e Tërbunit. – S’kemi nevojë t’u japim shpërblim ekipeve dhe as të bëjmë aleanca.”
“Ne fitojmë në fushë dhe jo nëpër gazeta, atje ku Besëlidhja është dukur si Barcelona çdo ditë, – kanë vijuar ata. – Dhe me deklarata e morëm sot e morëm nesër kryesimin e jemi ekipi më i mirë nuk mund të ecet përpara, sepse skuadrën më të mirë e tregon renditja aktuale.”
“Prandaj përuluni kampionëve dhe lërini thashethemet se thjesht tregoni që nuk po i përjetoni mirë humbjet e se duket keni dashur që të gjitha skuadra t’ju hapin portën që të dilni kampion”, – kanë thënë tifozët. Ndërkohë Tërbuni dje ka nisur përgatitjet, kurse pritet që në këtë fundjavë të luajë dhe një ndeshje miqësore.