AlbanianSport.com 19.12.2014 10:25
ASNN – Tërbuni i trajnerit Elvis Plorit kërkon të ulë euforinë pas ndeshjes me Kamzën, të cilën të mërkurën e ka fituar në fushë të huaj me rezultatin 2-0.
Pukjanët kanë kërkuar që të përkushtohen dhe për ndeshjen e fundit të vitit, të cilën të shtunën do ta luajnë në stadiumin “Ismail Xhemali”, në ora 13:30, ndaj Ilirisë.
Për rrjedhojë ata u kanë kërkuar “Shqiponjave të Veriut” që të jenë sa më të shumtë në stadium, sepse, sipas tyre, skuadra e meriton mbështetjen, ndërsa i ka bërë të gjithë krenarë.
Jo vetëm kaq, por pukjanët kanë kërkuar mbështetjen në mënyrë të veçantë për sulmuesin Agastra, që pavarësisht se është në hije, sezonin e kaluar ka qenë shënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë.
Dhe duke fituar me Ilirinë, Tërbuni e mbyll si kryesues.