AlbanianSport.com 11.10.2016 16:50
ASNN – Tërbuni ka dy ditë që ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Kamzën në fushat e Olimpikut në Yrshek në Tiranë. Kjo sfidë është duke u pritur me interes në Pukë, sepse pas 3 javësh kampionati kërkohet fitorja e parë e garës. Sulmuesi Edison Puka, i ardhur në merkaton e verës tek skuadra pukjane, tregohet optimist në prag të sfidës me kamzalinjtë.
“Jemi tepër optimist për vazhdimin e garës, sidomos pas kualifikimit me Besën në Kupën e Shqipërisë, teksa unë shënova dhe golin e parë me fanellën pukjane, – ka thënë ai. – Kjo më motivon më shumë për të shënuar në çdo sfidë. Po kaloj një formë shumë të mirë tek ky ekip, pavarsisht faktit se kam ardhur vetëm një javë përpara fillimit të garës.”
“Dëshira ime ishte që të vija në këtë skuadër që dy sezone më parë, – ka thënë sulmuesi i pukjanëve. – Kam luajtur me disa skuadra në Kategorinë e Parë, ndërsa e njoh mirë mentalitetin e kësaj veprimtarie. Gjithashtu njoh mirë dhe kundërshtarin që do të kemi përballë. I kam shënuar dhe besoj se do t’i shënoj përsëri. Ne jemi të vendosur për të fituar.”
“Goli që shënova në kupë më motivon për të shënuar sa më shumë. Falënderoj drejtuesit e klubit që më afruan, ndërsa do të kemi përballë Kamzën që është për në Kategorinë Superiore. Ne do të luajmë vetëm për fitore”, – ka përfunduar sulmuesi i Tërbunit, Edison Puka