AlbanianSport.com 11.05.2016 15:15
ASNN – Argjentinasi Martin Dedin deklaron se është i gatshëm të qëndrojë te Tërbuni, teksa jep mendimin e tij dhe për strukturën e kampionatit shqiptar. “Unë dua të qëndroj përsëri te kjo skuadër edhe për sezonin tjetër, nëse klubi ka qëllimin që ta rikthejë në Superiore në sezonin e ardhshëm, sepse Tërbuni e meriton”, – ka thënë ai.
“Sidoqoftë, duam të mbyllim këto dy takime me sukses dhe pastaj të mendojmë për të ardhmen, – ka vijuar ai. – Sa për Kategorinë Superiore, një gjë mua më ka habitur në Shqipëri, struktura, që kampionati ka dhjetë ekipe dhe luhet me katër faza. Them se ky është ndëshkimi më i madh për sportin, sepse nuk mund të bëhet një futboll cilësor.
“Kam parë në shumë vende europiane që kategoritë janë të ndërtuara me 18 dhe 20 ekipe, ku unë mendoj se kështu është kampionati më i fortë dhe më cilësor”, – përfundoi argjentinasi i Tërbunit.