AlbanianSport.com 08.12.2014 09:20
ASNN – Tërbuni i Elvis Plorit është kryesues i grupit të Veriut të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të futbollit në përfundim të fazës së parë. Dhe një falënderim për skuadrën, të paktën edhe sipas faqes në “Facebook”, KF Tërbuni, ka ardhur nga ish-lojtari i kësaj skuadre, Andi Çeka, që sot luan në Gjermani.
“Me gjithë zemër ju uroj pafund për ecurinë dhe suksesin që keni arritur deri më tani, – shkruan ai në postimin e tij. – Kam shumë besim se ky do të jetë viti i Tërbunit e do të ngjiteni në Kategorinë Superiore, sepse e meritoni teksa për shumë vite keni qenë kryesues në renditje.”
“I përshëndes tifozët që nuk e lënë ekipin asnjëherë vetëm. Përshëndes edhe lojtarët e shokët e mi të skuadrës, stafin, doktorin dhe gjithë presidencën. Jepini fort, sepse e meritoni të jeni në Kategorinë Superiore. Respekte”, – ka përfunduar ish-futbollisti i Tërbunit, Andi Çeka.