Gjergj Vyshka 11.03.2015 18:55
Dimri duket se nuk ka dëshirë të ikë, ndërsa bora ka shtruar mirë në Veri duke bllokuar dhe rrugët. Dhe për rrjedhojë, drejtuesit e Tërbunit duket se e shohin të pamundur zhvillimin e ndeshjes me Veleçikun në Pukë.
Ndaj dhe kanë vendosur që të luajnë të shtunën në Pezë-Helmës, aty ku në fakt stërviten përditë, ndërsa terreni i mirë i asaj fushe do t’i ndihmojë të dy skuadrat të shpalosin vlerat e tyre më të mira.
Përgjithësisht ndeshjet e grupit A kanë prodhuar shumë gola në atë fushë, si Ada-Tërbuni 0-7 më 21 shkurt, apo Veleçiku-Kastrioti 3-5 më 4 mars. Kurse në krahun tjetër Dinamo është e pafuqishme për të shfrytëzuar cilësitë e mira të asaj fushe.
Rezultatet flasin vetë: Dinamo-Tomori 1-0 më 14 shkurt, Dinamo-Bylis 1-2 më 28 shkurt, Dinamo-Pogradeci 1-2 më 7 mars. Gjithsesi tashmë është vendosur që Tërbuni-Veleçiku, më 14 mars të luajnë në Pezë-Helmës.