AlbanianSport.com 08.10.2014 15:25
ASNN – “Të paktën për atë fanellë që mbajnë veshur, gjyqtarët duhet të kenë më tepër respekt për veten dhe të mos tregon kaq mosmirënjohës me atë që përfaqësojnë”. Kështu ka deklaruar për gazetat sportive të ditës, trajneri i Tepelenës, Ilir Selimi. “Për ndeshjen e Orikumit, të paktën në syrin tim, gjykimi ishte skandaloz”, – ka theksuar trajneri tepelenas.
“Na janë mohuar dy 11-metërsha e në çdo moment anësori ngrinte flamurin dhe jepte pozicione jashtë loje të paqena, – vijioi ai. – Ky nuk është futboll, megjithatë do t’ia lëmë gjithçka kohës. Sepse skuadra që unë kam përgatitur është e aftë për të qenë në Superiore. Në ndeshjen e radhës do të kem dhe dy lojtarët e munguar, Qorin dhe Gabën.”
“Ndërkohë që jam i kënaqur me përmbushjen e disa detyrave nga lojtarët. Sa për stadiumin kanë përfunduar disa riparime në rrethimin e stadiumit, si dhe janë rregulluar dy hyrjet që janë për tifozët tanë. Tani është garantuar dhe zhvillimi i ndeshjes në mënyrë normale dhe për këtë dua të falënderoj dhe presidentin Peçi, që është njëkohësisht dhe Kryetari i Bashkisë. Po kështu dua të falënderoj dhe dy qytetarë, të cilët kanë pajisur skuadrën me bazë materiale”, – ka përfunduar Selimi.