AlbanianSport.com 12.01.2014 15:25
ASNN – Tepelena duket se ka luajtur miqësoren e fundit në prag të fazës së dytë të kategorisë së dytë, teksa ka fituar thellësisht, 6-2 me të rinjtë e Luftëtarit. Skuadra e Ilir Selimit ka pasur pesë mungesa në formacion, ndërsa formacioni i Tepelenës ka qenë: Boçi, Gaba, Fafa, Burhani, Qori, Ruçi, Sula, Canaj, Cako, Rustemi dhe Beluli.
Tepelena ka pasur një mori rastesh për shënim në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa ka shënuar dy gola. Në pjesën e dytë ka shënuar dhe katër gola e rezultati ka shkuar në 6-0 për skuadrën e trajnerit Ilir Selimi. Në këtë ndeshje, përveç portierit Sandej, u testuan edhe pesë futbollistë të ardhur nga skuadra e para të rinjve.
Bëhet fjalë për Shehun, Beqirin, Malkajn, Meçen dhe Canajn. Madje po në këtë miqësore janë aktivizuar dhe Dervishi, Kuçi e Gjoni. Megjithatë, edhe pse Tepelena ka fituar 6-2, trajneri Selimi është larguar i pakënaqur në fund të takimit, ndërsa pritet që të ketë dhe masa ndëshkimore për lojtarët për shthurje taktike.