AlbanianSport.com 13/05/2020 12:50
ASNN – Natyrisht, në mungesë të futbollit të luajtur, loja është zhvendosur në merkato, e cila, për shkak ndërprerjes së shkaktuar nga epidemia e virusit korona, po intensifikon ritmin e saj. Me Serinë A të paralizuar për shkak të kësaj epidemia, Milani është në riorganizim të plotë të skuadrës për sezonin e ardhshëm, aty ku pritet që të ndryshojë shumëçka.
Në Itali e bëjnë të sigurt që gjermani Ralf Rangnik do të jetë trajneri i ri, e kjo do të sjellë shumë ndryshime në skuadrën e Milanit. Por një lojtar për të cilin është folur shumë, përkundër një tjetër sezoni të dobët të kuqezinjve, është Teo Hernándezi. Francezi do të ishte një nga të paprekshmit për trajnerin e ri dhe me këtë, klubi shpreson që në një kohë të shkurtër të jetë në gjendje të dyfishojë vlerën e tij.
Futbollisti i ri mbërriti në Milano verën e kaluar pasi nuk gjeti hapësira te Reali i Madridit. Nën urdhërat e trajnerit Stefano Pioli, këtë sezon, ai ka treguar një nivel të shkëlqyeshëm. 22-vjeçari francez ka luajtur praktikisht gjithçka në Itali: në 22 ndeshje të Serisë A, ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 pasime për gol. Përveç kësaj, ai gjithashtu kontribuoi në një gol në 3 ndeshjet e Kupës së Italisë.
Numra të mëdhenj këto për një lojtar kaq të ri të moshë. Kjo ka bërë që të dyfishohet vlera e kartonit të tij në treg. Nëse disa muaj më parë klubi italian pagoi 20 milion për mbrojtësin, tani faqja e profilizuar në Internet, Transfermarkt.de, e vlerëson atë më shumë se 32 milion €. Ndërkohë që gjatë sezonit ai u vlerësua deri në 40 milion €. Milani ka shpresa të mëdha te mbrojtësi francez, i cili ka një kontratë deri në vitin 2024, me kuqezinjtë.