Gjergj Vyshka 30.01.2016 08:45
Për skocezin, që dje ka mundur pas pesë setesh kanadezi Raoniç, është finalja e pestë në Turneun e Hapur të Australisë (“Australian Open 2016”) një mundësi për triumf pas katër humbjesh. Sot edhe finalja e femrave S. Uilliams-Kerber. Kështu, Xhokoviç-Mërrej do të jetë finalja e “Australian Open” në Melbërn, e cila do të zhvillohet të dielën paradite sipas orës lokale në Shqipëri. Më saktë në 09:30, ndërsa ashtu sikurse dhe herët e tjera të gjithë të pasionuarit e tenisit, jo vetëm këtë finale, por dhe të femrave, e cila do të jetë sot, do të mund ta ndjekin tek Eurosporti.
Duke mbetur në gjysmëfinalen e dytë atë mes Andi Mërrej, raketa e dytë në renditjen botërore, dhe kanadezit Milan Raoniç duhet thënë se ka qenë një fitore e vështirë për skocezin. Por që në fund ka arritur të marrë finalen e pestë në Melbërn, teksa do të jetë përballë serbi duke kërkuar kështu fitoren e parë në Melburn pas katër humbjesh. Në fakt ka qenë një ndeshje maratonë ajo mes Mërrej dhe Raoniç, që ndryshe mund të cilësohet një bombardues në Melbërn, atje ku më parë ishte bërë “vrastar” për Vavrinkën.
4-6, 7-5, 6-7, 6-4 dhe 6-2 dhe për katër orë e tre minuta skocezi Andi Mërrej është fituesi i një ndeshje që dukej sikur nuk do të kishte fund kurrë. Raoniç si një hero i lodhur ka qenë tejet i rraskapitur në setin final, aq sa ka mundur të marrë vetëm dy kundrejt gjashtë të Mërrej. E që nga 2010-ta, kur ka qenë për herë të parë në finalen e Melburnit, kjo do të jetë finalja e pestë e skocezit, që duket se kërkon të bëjë frenimin e parë të serbit Novak Xhokoviç
“Australian Open 2016”
Rezultatet teknike të gjysmëfinaleve të Melbërnit
Meshkuj:
Xhokoviç – Federer 3-1
Mërrej – Raoniç 3-2
Femra:
S. Uilliams – Radvanska 2-0
Kerber – Konta 2-0