Gjergj Vyshka 29.01.2016 08:45
Novak Xhokoviç, i pari në renditjen botërore të tenisit për meshkuj, është finalisti i parë i turneut të madh “Australian Open 2016”, që po mbahet në Melbërn.
Në gjysmëfinalen e djeshme, serbi ka fituar ndaj Rozher Federerit, në një ndeshje e cila ka pasur katër sete dhe tashmë me një ditë pushim më shumë është në pritje të fituesit të çiftit mes Andi Mërrej dhe Raoniç.
Nisje e vrullshme për Xhokoviçin, i cili arrin të fitojë dy setet e para dhe duket i sigurt në një fitore 3-0 ndaj Federerit.
Madje të dy setet i ka fituar në një hark kohor për më pak se një orë. Mirëpo në setin e tretë ka një kthesë nga Federer, i cili nuk ka mundur të bëjë përmbysjen e madhe, sepse ka rënë në setin e katërt.
Dhe Novak Xhokoviç është finalist i parë në Melbërn dhe pret të njohë sot kundërshtarin e të dielës.
“Australian Open 2016”
Rezultatet teknike të gjysmëfinaleve:
Meshkuj
Dje:
Xhokoviç – Federer 3-1
Sot:
Mërrej – Raoniç