AlbanianSport.com 12.07.2015 07:55
ASNN – Amerikania Serena Uilliams, ka mposhtur Garbine Muguruzan në finalen e Uimbëlldonit, një sukses që vjen për herë të gjashtë në karrierën e saj në këtë veprimtari të rëndësishme të tenisit botëror.
Me këtë sukses ajo ka thyer një rekord më vete në tenisin për femra. Në karrierën e gjatë të amerikanes, titulli i sapomarrë në Uimbëlldon është trofeu madhor (“Grand Slam”-i) i 21-të.
Sa ti takon ndeshjes, Uilliams e fitoi takimin pastër dhe me lehtësi 2-0, me të njëjtat shifra në të dy setet, pra 6-4, 6-4. Sot mbetet të shihet finalja e meshkujve midis Novak Xhokoviçit dhe Rozher Federerit.
Kjo pritet të jetë një finale mjaft e rivalizuar. Padyshim ë favorit është tenisti serb, por veterani zviceran, Federer, ka treguar se di të reagojë në momentin e duhur dhe në mënyrën e duhur.