Tenis / Turneu amerikan “humbet” Gjokoviçin, serbi i dorëzohet dhimbjes

Share Button

AlbanianSport.com 02/09/2019 12:50

ASNN – Novak Gjokoviçi largohet nga Turneu i Hapur Amerikan (US Open). Problemet në shpatull nuk e kanë lejuar numri 1 në botë të përfundojë ndeshjen ndaj Sten Vavrinkës. Ndërkaq, çerekfinalet e turneut amerikan kalojnë Federer dhe Medvedev.  Te femrat kualifikohen për më tej Svitolina dhe Serena Uilliams. Novak Gjokoviçi provon deri në maksimum, por në fund iduhet të tërhiqet për shkak të dhimbjes në shpatull, e cila e ka shoqëruar gjatë këtyre ditëve në turneun njujorkez.

Tenisti serb u detyrua të tërhiqet në turin e 16-shes përballë Vavrinkës, që në fakt ishte duke fituar 2-0 (6-4, 7-5), e seti i 3-të ishte po për të, 2-1. turneu amerikan humbet kështu kampionin në fuqi dhe favoritin numër 1 për ta fituar sërish trofeun. “Tani më duhet të konsultohem me mjekun dhe skuadrën time për të kuptuar se si mund ta shërojmë shpatullën”, – ka thënë Novak Djokovic pas largimit nga “US Open”. – Mendoj të marr një periudhë pushimi për të vlerësuar dëmtimin.”

Në çerekfinale Vavrinka do të ndeshet me Danil Medvedevin, pasi rusi ka mundur gjermanin Kopfer 3-1. Medvedevi, i cili është nën kujdesin e mjekëve për një problem në shpatull, kalon kështu për herë të parë në çerekfinalet e “US Open”. Edhe Rozher Federeri ka mbërritur në çerekfinalet e turneut amerikan. Ka qenë një fitore tepër e lehtë për zviceranin ndaj belgut Gofë’, të cilin e ka mundur në 3 sete, 6-2, 6-2, 6-0 për gati një orë e 19 minuta lojë.

Federeri bën lojën e tij të zakonshme, pa shumë sforcime, kundrejt një kundërshtari që detyrohet të bëjë shumë gabime. Ndërsa goditjet spektakolare të Federeri kanë kënaqur spektatorët në shkallët e fushave të turneut njujorkez.  Kundërshtari i tij në çerekfinale do të jetë Dimitrovi, që ka mundur 3-0 australianin De Minaur. Në konkurrimin për femra, vazhdon rrugën në çerekfinale, Svitolina që fiton 2-0 me sete (7-5, 6-4) ndaj Kijs. Tenistja amerikane ka bërë gabime atëherë kur nuk duhej, për shkak të mungesës së përvojës dhe mospërqëndrimit, pikërisht në pikët e fundit të setit vendimtar.

Kundërshtarja e radhës për Svitolinën do të jetë Konta, e cila eliminoi Pliskovan. Kjo e fundit nuk ka qenë në kushtet më të mira fizike, teksa ka patur probleme në kofshën e majtë. Turin e 16-shes e kalon edhe Serena Uilliamsi, që fiton 2-0 ndaj kroates Martiç, megjithë problemin që ka ndjerë në kavilje, në përpjekje për të kapur një top në vijën fundore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh