AlbanianSport.com 29.01.2016 17:05
ASNN – Në gjysmëfinalet e femrave asnjë surprizë, eliminohen Radvanska e Konta dhe finalja do të diskutohet mes Serena Uilliams e Kerber
Kështu, tek femrat finalja e madhe e Turneut të Hapur të Australisë, që njihet si “Australian Open 2016”, që po zhvillohet në Melbërn do të diskutohet mes Serena Uilliams, që është e para në renditjen botërore, dhe Anxhelika Kerber.
Kampionia amerikane edhe duke qenë kryesuese e klasifikimit është favorite kryesore për të fituar këtë turne, ndërsa i ka lëshuar vetëm katër “gejme” për të fituar polakes Radvanska.
Më e vuajtur ka qenë fitorja e gjermanes Kerber, e cila ka likuiduar britaniken Xhoana Konta, ndërsa i ka fituar setet 7-5 dhe 6-2.
“Australian Open 2016”
Rezultatet teknike të gjysmëfinaleve:
Femra
Dje:
S. Uilliams – Radvanska 2-0
Kerber – Konta 2-0