Gjergj Vyshka 31.05.2016 08:45
Shiu i rrëmbyeshëm që vazhdon të bjerë në Paris e ka “ulur në gjunjë” edhe turneun më të rëndësishëm të tenisit botëror “Roland Garró”. Organizatorët kanë qenë të detyruar të mbyllin të gjithë programin e ndeshjeve të së hënës dhe t’i shtyjnë të gjitha takimet për sot.
Nëntë ditë turne deri më tani të pafat duke parë që vetëm të enjten dhe të premten e kaluar shiu ka bërë një “armëpushim”. Shiu, që rihap kështu një polemikë të vjetër për çatinë e kompleksit, por që përpara 2020 nuk bëhet fjalë për ta mbuluar.
Kështu ka thënë ish-tenisti Gi Forzhe, drejtori i turneut. Dhe në turin e 16-shes të “Roland Garró” kanë mbetur për t’u luajtur 4 ndeshje për meshkuj dhe 6 për femra të ndërprera për shkak të shiut.
“Roland Garró” 2016
Rezultatet e turit të 16-shes:
Meshkuj:
Të luajtura:
Ramos – Raoniç 3-0 (6-2, 6-4, 6-4)
Varinka – Troicki 3-1 (7-6, 6-7, 6-3, 6-2)
Gasket – Nishikori 3-1 (6-4, 6-2, 4-6, 6-2)
Mërrej – Isner 3-0 (7-6, 6-4, 6-3)
Për t’u luajtur:
Xhokoviç – Bautista Agut
Ferrer – Berdish
Granolers – Tiem
Gofin – Gulbis
Femra
Të luajtura:
Roxhers – Begu 2-0 (6-3, 6-4)
Muguruza – Kuznetsova 2-0 (6-3, 6-4)
Halep – Stosur e ndërprerë (5-3, ?)
Pironkova – Radvanksa e ndërprerë (2-6, 0-3?)
Për t’u luajtur:
S. Uilliams – Svitolina
S. Navarro – Putinseva
Bertens – Keis
V. Uilliams – Bazinski