Gjergj Vyshka 03.06.2016 16:05
Xhokoviç-Mërrej për meshkuj të dielën, kurse sot për femra Serena Uilliams do të ketë përballë Garbine Muguruza. Novak Xhokoviç arrin në finalen e turneut “Roland Garró”, ndërsa në gjysmëfinale ka mundur në tre sete austriakun Dominik Tiem, i cili nuk ka arritur kaq lart në turnetë e mëdha të tenisit botëror.
Serbi, numri një i botës, nuk i ka dhënë asnjë shans kundërshtarit, edhe sepse në mendjen e tij ka qenë fakti për të thyer tabunë, ndërsa nuk e ka fituar asnjëherë turneun “Roland Garró”. 6-2, 6-1, 6-4 në favor të Xhokoviçit, që fiton pastër 3-0. Xhokoviç do të luaj për këtë titull të dielën.
Në finale, ai do të ketë përballë skocezin Andi Mërrej, që është numri dy i botës, i cili në gjysmëfinalen e tij, ka mundur mbajtësin në fuqi të këtij trofeu, zviceranin Stan Vavrinka në katër sete (6-4, 6-2, 4-6, 6-2)