AlbanianSport.com 13/06/2019 17:30
ASNN – Pas turneut “Roland Garro”, trofe e të cilit Rafael Nadali e fitoi për herë të 12-të, tenisti spanjoll ka vendosur të bëjë disa ditë pushim. Pas konsultimeve me trajnerin e tij, ai do të qëndrojë larg fushave të tenisit, para se të fillojë përgatitjet për në turneun tjetër të rëndësishëm, atë të Uimbëlldonit, që do të zhvillohet nga data 1, deri më 14 korrik 2019.
Gjatë kësaj kohe, spanjolli do të stërvitet në fushat me bar, në vendlindje, ku javën e ardhshme do të luhet Turneu i Hapur i Majorkës, turneu i femrave, ku do të marrë pjesë edhe tenistja ruse, Maria Sharapova. Gjithashtu do të bëhet edhe diplomimi i Rafa Nadal Acamedy nga Movistar. I pranishëm aty do të jetë edhe ish-bashkëlojtari i tij David Ferrer.
Kështu Nadali ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë turne tjetër para turneut madhore të Britanisë së Madhe. Vitin e kaluar ai nuk mori pjesë në Uimbëlldon për arsye shëndetësore.