AlbanianSport.com 26/01/2019 20:05
ASNN – Kaloi 3 sete “vrastare” për t’u bërë numri 1 në botë. Osaka pranon se ka qenë e tronditur gjatë ndeshjes me Kvitovan në “Australian Open”. Naomi Osaka e Japonisë tha se ka qenë “në një gjendje tronditur” të shtunën pasi i ka patur nervat shumë të tendosura, gjatë gjithë ndeshjes kundër Petra Kvitovën, derisa arriti të fitojë ato 3 sete vrasës, për të arritur numrin 1 në renditjen botërore.
“Isha shumë e tronditur kur mora trofeun – tha 21-vjeçarja. – Në “Australian Open” që në fillim të turneut kam dëgjuar të pranishmit që përkrahnin shumë Serenën. Sigurisht ajo është teniste e vjetër tashmë, me emër dhe me një karrierë të pasur. Por në ndeshjen finale, dëgjoja spektatorët që na mbështesnin të dyja, dhe për këtë isha shumë e lumtur, por në të njëjtën kohë po përpiqesha të fokusohem edhe në ndeshje.”
Osaka është tenistja më e re pas Martina Hingis në vitin 1998 dhe Karolina Voznjakit në vitin 2010, që arrijnë të fitojnë turneun e Melbërnit. Ndërkohë që dy tenistet, Osaka dhe Kvitova nuk ishin takuar kurrë më parë dhe të dyja kishin vështirësi për ta njohur lojën e njëra-tjetrës. Vetë fakti si shkoi ndeshja tregon se niveli midis të dyja ishte thuajse i njëjtë.
Por në fund fitorja I buzëqeshi tenistet japoneze e cila po feston tashmë trofeun e fituar.