(Video) Tenis / Novak Gjokoviç mposht Nadalin, fiton “Australian Open 2019”

Share Button

AlbanianSport.com 27/01/2019 21:40

ASNN – Novak Gjokoviç ka mposhtur në 3 sete në finale të dielën rivalin e tij spanjoll, Rafael Nadal, duke fituar për herë të 7-të Turneun e Hapur të Australisë, “Australian Open 2019”. Është mbyllur të dielën me fitoren e tenistit serb Novak Gjokoviç Turneu i Hapur i Australisë në tenis (Australia Open), i pari turne madhor, “Grend Slem”, për vitin 2019.

Pikërisht këtë të diel, u përballën në fushë dy tenistët më të mirë në botë, numri një, serbi Gjokoviç, si dhe numri dy në botë, spanjolli Rafael Nadal. Tenisti spanjoll kishte bërë një paraqitje fantastike deri në këtë finale, duke u cilësuar nga specialistët edhe si favorit, por edhe një herë tjetër serbi Novak Gjokovic tregoi se është jo rastësisht në vend të parë në renditjen e meshkujve.

Finalen e fitoi tenisti serb me dominim të dukshëm, me rezultatin e pastër 3-0. Gjokoviçi fitoi setin e parë 6-3. Akoma më dominues ishte tenisti serb në setin e dytë, duke fituar 6-2. Në kushtet kur kishte siguruar epërsi me dy sete, Gjokoviç kapi një pikë kulmore psikologjike që kishte ndeshjen nën kontroll dhe kjo e ndihmoi atë ta administronte duelin në favor të tij.

Në krahun tjetër, tenisti spanjoll nuk la gjurmë në këtë finale dhe Nadal iu dorëzua në fund serbit, i cili fitoi 6-3 dhe krejt ndeshjen 3-0 me sete. Një fitore e merituar në mënyrë të padiskutueshme dhe ruajtja e vendit të parë në botë në klasifikimin e meshkujve. Madje kjo përbën rekord, pasi tenisti serb e fiton për herë të 7-të në karrierë titullin e Australia Open, duke hyrë në histori.

Një ditë më parë, japonezja Osaka shkroi historinë në këtë turne, pasi u bë e para sportiste e vendit të saj që fiton një “Grend Slem” si “Australia Open”, duke mundur 2-0 numrin një në botë, Kvitovën. Ky turne i tenisit botëror dhuroi mjaft emocione, por edhe surpriza, siç ishte eliminimi i Rozher Federerit në turin e dytë nga “i panjohuri” grek, 20-vjeçcari Cicipas.

Kurse në finale e sotme, Gjokoviçi e mundi dhe një herë rivalin e tij të madh, Nadalin, e tashmë statistikat e fitoreve shkojnë në favor të tij 28-25.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh