Gjergj Vyshka 28.01.2016 21:20
Bota e tenisit është duke lëvizur për të qartësuar dhe për t’u pastruar nga të gjitha njollat e krijuara së fundmi.
Shoqatat e lojtarëve profesionist, meshkuj dhe femra, por dhe Federata Botërore e Tenisit, si dhe komitetet organizatore të turneve të mëdha, lajmërojnë që nga Mëlburni hapjen e një hetimi të pavarur në lidhje me kombinimet e dyshimta të denoncuara nga BBC-ja.
Në një komunikatë për shtyp qartësohet se është momenti për të kuptuar se si duhet të ndeshen për të zhdukur korrupsionin.
“Nisur nga situata e krijuar mendojmë që të gjitha qeveritë duhet t’i kthejnë në dënime reale ndeshjet e trukuara”, – thuhet në të.
Presidenti i shoqatës së lojtarëve profesionist në tenis, Kermode, shton: “Do të kërkojmë të fuqizojmë integritetin e tenisit me ndryshime strukturore”.