AlbanianSport.com 26/01/2019 14:35
ASNN – Osaka është shpallur fituese e Turneut të Hapur të Australia në tenis (Australian Open 2019). Ajo ka mundur në finale Kvitovën 2-1, në një sfidë tepër të luftuar. Për tenisten aziatike është turneu i dytë madhor (“Grend Slem”) i fituar. Pas fitores në Mëlburn, 21-vjeçarja nga Japonia, që mbështetet nga kompania e njohur e veshjeve dhe pajimeve sportive “adidas” bëhet numri 1 i renditjes botërore të femrave.
Naomi Osaka ka mundur kështu Petra Kvitovan në finalen e turneut “Australian Open”, duke u bërë kështu tenistja e parë aziatike që mban kreun e renditjes botërore për femra. Për të, ky është titulli i dytë “Grend Slem” në karrierë. Në fillim të vitit të kaluar ishte e 72-ta në renditje dhe një vit më vonë ka fituar dy turne madhorë e kështu bëhet japonezja e parë që mban numrin 1 në historinë e tenisit botëror.
Osaka u vendos në pjesën e fundit të fushës dhe si një shkëmb i rezistoi të gjitha goditjeve të rivales saj, madje duke shfrytëzuar edhe dobësitë e saj. Por edhe Kvitova nuk ishte një kundërshtar i lehtë. Seti I parë ishte i ekulibruar. 6-6 dhe u desh “gejmi” final për të përcaktuar fituesen, që ishte japonezja. Seti i dytë është një përmbysje spektakolare e Kvitovas. 7-5 për të dhe barazim 1-1.
Spektakël në fushë, që duartrokitet nga të gjithë spektatorët. Në këtë atmosferë, edhe seti i tretë nis mjaft i barazpeshuar. Megjithë përpjekjet, Kvitova nuk arrin të triumfojë ndaj japonezes. Fitorja është për tenisten aziatike. 2-1 dhe Australian Open është për Osakën. Me nënë japoneze dhe baba haitian, Naomi, vetëm 21 vjeç, është perandoresha e Melbërnit dhe e çon kështu trofeun australian në Japoni.