Tenis / Nadali: Jam plotësisht gati & në formë për turneun australian

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2019 16:50

ASNN – Rafael Nadali bëri të ditur të shtunën se ai ishte rikthyer në formën e tij më të mirë fizike, madje ka edhe një mënyrë të re shërbimi që do ta shpalosë në Turneun e Hapur të Australisë, “Australian Open 2019”. Numri 2 i renditjes botërore të tenisit të meshkujve doli duke çaluar nga “Melbërn Park” para një viti, duke u detyruar të tërhiqej, për shkak të dhimbjeve, nga dueli çerekfinal me Marin Çiliçin.

Fituesi i 17 titujve madhorë, “Grend Slemeve”, mungoi në shumicën e 3 muajve që vijuar dhe e ndërpreu sezonin, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje në një dëmtim që e kishte shqetësuar në këmbë. Ai u tërhoq nga një turne parapërgatitor në Brisbejn para pak ditësh, për shkak të një tendosjeje muskulore, por deklaroi të shtunën se i kishte lënë pas telashet me shëndetin.

“Ndjehem mirë dhe, nëse nuk do të ndjehesha mirë, nuk do të isha këtu”, u tha Nadali gazetarëve dy ditë para nisjes së të parit turne madhor të vititit në tenis. “Ndjehem mirë pas atij operacionit, – ka vijuar ai, duke shpjeguar: “Natyrisht, pas muajsh pa bërë ndeshje zyrtare, kur ke probleme në stërvitje, sigurisht që has gjithmonë në probleme kur kthehesh në garë. Por kjo nuk është asgjë e re për mua.”

Nadali e  pranoi se i duhet ta administrojë mirë ngarkesën fizike mbi trupin e tij 32-vjeçar dhe, për këtë qëllim, ka përmirësuar edhe shërbimin e tij, me qëllim zgjatjen e karrierës. “Ka gjithmonë gjëra për të përmirësuar dhe shërbimi është diçka që jam përpjekur gjithmonë ta përmirësoj dhe besoj se ia kam dalë”, – përfundoi spanjolli, i cili, në turin e parë, përballet me tenistin vendas, Xhejms Dakuërth.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh