AlbanianSport.com 14/04/2021 19:25
ASNN – Daniil Medvedev do të jetë i detyruar të mos marrë pjesë në tureun e parë sezonal “Masters1000”, që zhvillohet në fushat me dhe të kuq, atë në Monte Karlo. Tenisti rus ka rezultuar pozitiv me “Covid-19” dhe këtë ai e ka bërë vetë të ditur një gjë të tillë. “Më vjen keq që nuk do të luaj në Montekarlo, – ka thënë numri 2 i tenisit në botë. – Do të përqëndrohem për turnetë e ardhshëm.”
“Mezi pres të rikthehem në lojë dhe në një botë më të sigurt të mundshme”, – ka shtuar ai. Një mungesë kjo që ndoshta do t’u shërbejë pretendentëve të tjerë të trofeut, për ta patur rrugën më të lehtë. Në garë tashmë janë emrat e mëdhenj, si Rafael Nadali e Novak Gjokoviçi. Një fitore e këtij trofeu, do të ndikonte shumë në rikthimin e tenistit spanjoll si numri 2 në botë, për më tepër që mungon edhe Medvedev.
Në këtë turne kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe Stefanos Cicipas, Aleksander Zverev, Mateo Berretini, Grigor Dimitrov, Roberto Bautista, Andrei Rublev, Pablo Karrenjo, Fabio Fonjini e Diego Shuortcman. Të gjithë kanë synimet e tyre për sezonin 2021, të cilin dëshirojnë ta kryejnë me një kalendar të plotë. Dhe jo si një vit më parë, që u përgjysmua për shkak të epidemisë.