AlbanianSport.com 25/01/2021 19:15
ASNN – Eshli Barti është rikthyer në konkurrim pas një viti mungesë. E megjithatë, tenistja australiane, vazhdon të mbetet numri 1 në botë. Ajo do të konkurrojë me yje të tjera të tenisit botëror, si Uilliamsi, Osaka apo Halepi. Kështu, tenistja numër një në botë, Eshli Barti, pas një viti mungesë, do të bëjë paraqitjen e saj sezonale, në Turneun e Hapur të Asutralisë “Australian Open 2021”.
Ajo i bashkohet turneut, të mbushur me yje të tenisit botëror, të cilët janë akomoduar në Adelaide, në pritje të nisjes së kësaj veprimtarie. Australiania Barti, e cila ka mbetur në krye të renditjes botërore, pavarësisht se nuk ka luajtur që nga shkurti i kaluar, do të konkurrojë me fitueset e këtij turneu, të tilla si Serena Uilliams, Naomi Osaka dhe Simona Halep.
Kampionët e turneut madhor (“Grend Slem”-it) australian për meshkuj janë Novak Gjokoviçi, Rafael Nadali dhe Dominik Timi. “Unë mezi pres të luaj ndeshjen time të parë për sezonin 2021 në Adelajde”, – tha Barti. Do të jetë ndeshja e parë e saj, që nga humbja e saj përballë Petra Kvitovas, në gjysmëfinalen e Turneut të Hapur të Katarit “Qatar Open”, në shkurtin e vitit të kaluar.
Turneu “Australian Open”, do të nisë në 8 shkurt 2021, me 4 ndeshje dhe para një numri të kufizuar spektatorësh. Të gjithë tenistët pjesëmarrës në turneun australian, janë detyruar të karantinohen, pas mbërritjes në Adelaide.