AlbanianSport.com 30.01.2016 15:25
ASNN – Sot është luajtur finalja e femrave mes Serena Uilliamsit dhe Anzhelikë Kreberit. Amerikanja kërkonte titullin e 7-të në Turneun e Hapur të Australisë, apo thënë ndryshe “Australian Open”. E nëse kjo ndodhte, do të ishte fitorja e 22-të e saj në turnetë e mëdha të tenisit botëror, që do të thonte një barazim i rekordit të gjermanes Stefi Graf.
Pra pritej një finale emocionuese edhe tek femrat midis Uilliamsit dhe Kreberit. Dhe e tillë ka qenë, sepse ka ndodhur supriza në finalen e femrave në “Australian Open 2016”, pasi Kreberi mundi Uilliamsin 2-1 dhe fitoi titullin “kampion”. Ndryshe nga parashikimet, raketa numër një e botës, Serena Uilliams, u mund të finalen e turneut të parë “Grend Slem” të tenisit botëror, duke i dorëzuar titullin Anzhelikë Kreberit.
Tenistja gjermane bëri një ndeshje të madhe, duke mundur 2-1 me sete favoriten kryesore. Kreberi fitoi setin e parë, ndërsa lejoi Serena Uilliams të barazojë rezultatin në të dytin. Sidoqoftë, në setin final gjermania dominoi sërish me lojën e saj, duke fituar për herë të parë titullin në “Australian Open”. Të dilën do të luhet finalja e turneut për meshkuj, ku përballë janë Novak Gjokoviç dhe Endi Mërrej.