Gjergj Vyshka 25.11.2014 12:55
Granit Baraliu dhe Shpëtim Hoxha janë fituesit e Kupës së Pavarësisë në Tenis, e cila fundjavën e kaluar është zhvilluar në kompleksin “Nacional Park Sport” në Tiranë me pjesëmarrjen e sportistëve nga Shqipëria dhe Kosova.
Kjo veprimtari është zhvilluar në dy kategori moshash, në atë 15-35 vjeç dhe atë mbi 35 vjeç. Në të dy nivelet kanë qenë pjesëmarrës 32 lojtarë, të cilët janë ndarë në katër grupe me nga 8 tenistë.
Ato kanë luajtur sipas formulës me eliminim brenda grupit dhe, në finalen e parë janë përballur Granit Baraliu dhe Arbër Sulstarovën, atje ku kosovari Baraliu ka fituar 2-0 me setet 6-4 dhe 6-3.
Sakaq në finalen e veteranëve janë përballur Arbën Xhaferri dhe Shpëtim Hoxha e ky i fundit ka fituar 2-0, ndërsa setet i ka marrë 6-3 dhe 6-1. E kjo veprimtari ka mbledhur shumë dashamirës të tenisit, ndërsa pritet që më 2015-ën të ketë dhe më shumë veprimtari të tilla.