Tenis / Finale e çmendur, por Novak Gjokoviç, sërish “mbreti” i “Uimbëlldonit”

Share Button

AlbanianSport.com 13/07/2019 21:00

ASNN – Serbi triumfon në 5 sete ndaj zviceranit Rozher Federer në finalen maratonë prej 4 orësh e 57 minutash. Ndryshe nga finalja e femrave të shtunën, që zgjati më pak se një orë, ka qenë një betejë epike finalja e meshkujve të dielën në turneun e famshëm të tenis, “Uimbëlldonit”. Dhe Novak Gjokoviç ka triumfuar në 5 sete, pas plot 4 orësh e 57 minutash ndaj Rozher Federerit, duke mbrojtur kështu titullin e fituar vjet. Sikundër i gjithë ky turne, edhe kjo finale maratonë u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Ishte një gabim i pazakontë nga ana e një dore të sprovuar si ajo e thuajse një 38-vjeçari ajo që do të ndalte kohën pas plot 4 orësh e 57 minutash dhe do të vendoste fatin e një finaleje që padyshim do të hyjë në histori. Novak Gjokoviç ka dy herë humbjen në pikën e fundit, duke arritur të triumfonte në 5 sete në një finale të jashtëzakonshëm të një turneu të veçantë dhe historik të tenisit si ai i Uimbëlldonit, kundrejt rivalit të tij Rozher Federer.

Në fushën qendrore të këtij kompleksi tenisi në Londër, ku atmosfera më tepër i ngjau një ndeshjeje futbolli sesa një ndeshjeje tenisi, Gjokoviçi fitoi me shifra 7-6 (7-5), 1-6, 7-6 (7-4), 4-6 dhe 13-12 (7-3). Tenisti serb, aktualisht nr. 1 i renditjes botërore, ka fituar tanimë 16 tituj të turneve madhorë, të njohur ndryshe si “Grend Slem”-e, ndërsa ia ka dalë të mbrojë me sukses titullin e fituar vjet dhe i ka bërë tanimë 5 trofetë e fituar në turneun e “Uimbëlldonit”, duke u barazuar kështu me një legjendë si Bjorn Borgu.

Ndërkaq, Federeri, i cili mbush në fillim të muajit të ardhshëm 38 vjeç, kërkonte të 9-tin titull në Uimbëlldon, duke barazuar kështu rekordin historik të këtij turneu, ndërsa mbetet në kuotën e 20 titujve të turneve madhorë, “Grend Slem”-eve. Sikundër i gjithë ky turne prestigjioz, edhe emocionet e jashtëzakonshme dhe të pafundme të kësaj finaleje maratonë, u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh