AlbanianSport.com 24/05/2019 16:35
ASNN – Federeri, Nadali e Gjokoviçi kanë objektivat e veta në Turneun e hapur të Francës. Nëse fiton, Federeri bëhet tenisti me moshën më të madhe që triumfon në “Roland Garro”. Nëse fiton, Nadali i çon në 12 trofetë e turneut francez, një rekord i frikshëm ky. Nëse fiton Gjokoviçi bëhet tenisti i dytë në histori që fiton 4 turne madhorë (“Grend Slem”-e) radhazi. Novak Gjokoviçi mund të bëhet tenisti i dytë në histori që fiton dy herë radhazi të 4 titujt “Grend Slem”, nëse arrin të triumfojë edhe në turneun francez.
Megjithatë, një rikthim i Rozher Federerit dhe Rafael Nadalit tepër në formë do t’ia bëjë më të vështirë arritjen e këtij qëllimi. Numri një i botës, Gjokoviç, i fitoi 4 turnetë madhorë me fitoren në “Roland Garro” në 2016. Pasi fitoi titullin në Uimbëlldon dhe “US Open” në 2018 dhe pastaj kurorën për herë të 7-të në “Australian Open” në janar të këtij viti, serbi është shumë afër një tjetër “Gjoko Slem”-i. Por Federeri dhe Nadali, me përkatësisht 20 dhe 17 “Grend Slem”-e secili, kanë pretendimet e veta, kundrejt Xhokoviçit që ka 15 tituj.
Megjithatë, as Federeri e as Nadali nuk kanë arritur t’i fitojnë 4 turnetë “Grend Slem”, në të njëjtën kohë. Pas humbjes me Nadal në Itali, tenisti serb nuk ka asnjë dyshim se është kundërshtari i tij, numri 2 në botë, i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin e 12-të të “Roland Garrosë”. Federer po kthehet në Roland Garros për herë të parë që nga viti 2015, e më pas do të fokusohet tek Uimbëlledoni. Nëse 37-vjeçari do të arrijë të fitojë në Francë, ai do të bëhet kampioni me moshën më të madhe i një Grand Slam i të gjitha kohërave. Nadal, rekordi i të cilit në Roland Garros është I frikshëm, arriti të dielën me turneun e Romës, rekordin prej 34 trofe “Masters”.