AlbanianSport.com 30/12/2018 23:35
ASNN – Dy yjet e tenisit botëror, Rozher Federer dhe Serena Uilliams kanë tashmë rreth 20 vite që luajnë në këtë sport të bukur. Të dy 37 vjet me rreth 43 tituj madhorë (“Grend Slem”-e) të fituar mes tyre, Federer është tani një baba dhe Uilliams një nënë, vazhdojnë të luajë tenis, duke mos treguar asnjë shenjë se kanë ndër mend të ndalen.
Federeri rikthehet në turneun “Hopman Cup” për të mbrojtur titullin e fituar së bashku me Belinda Bençiçin një vit më parë. Ndërsa Uilliamsi u rikthye në “Australian Open 2017”, pasi lindi vajzën e saj Aleksis Olimpia. Ajo do të luajë me amerikanin Tiafo në turneun e Australisë Perëndimore.
Do të jetë një duel midis Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara, që zhvillohet në 1 janar me dy nga lojtarët më të mëdhenj që janë përballur ndonjëherë me njëri-tjetrin në dyshe të përziera. Federer pranoi se mezi po pret të luajë. “Është me të vërtetë vetëm një ndeshje tenisi, por kjo do të thotë shumë për të gjithë ne”, – tha ai para gazetarëve.
Federeri është, në fakt, duke u përgatitur për Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open) dhe është i kënaqur me formën e tij. “3-4 javët e fundit kanë qenë shumë intensive, jam shumë i emocionuar dhe i motivuar për këtë sezon të ardhshëm”, – tha legjendari zviceran.
Ndërkaq, Serena Uilliamsi luajti kundër motrës së saj, Venusit, në Abu Dhabi këtë javë, por Përthi do të jetë ngjarja e saj e parë konkurruese që nga finalja e “US Open” këtë vit.