Gjergj Vyshka 26.01.2016 10:40
Stanislas Vavrinka i thotë lamtumirë Turneut të Hapur të Tenisit, “Australian Open 2016”, që po mbahet në Melbërn. Tenisti zviceran, fitues i kësaj veprimtarie në vitin 2014, u mund në turin e katërt nga Milos Raoniç me rezultatin 3-2, pas 3 orë e 44 minutash lojë. Kanadezi, i cili nuk e kishte mundur kurrë më parë Vavrinkën, në këtë ndeshje shënoi 24 shërbime dhe 82 pikë fituese dhe tashmë e sheh veten në çerekfinalen e “Australian Open” për të dytin vit radhazi.
Raoniç ishte superior ndaj Vavrinkës në dy setet e pare, të cilët i fitoi 6-4 dhe 6-3, por numri 4 i botës u rikthye në lojë, duke fituar dy të tjerët 7-5 dhe 6-4, për ta çuar ndeshjen në set final. Në këtë moment, Raoniç u shfaq sërish më mirë se Vavrinka dhe e fitoi këtë fraksion të lojës 6-3 dhe krejt ndeshjen 3-2. Në çerekfinale, Raoniç do të përballet me Gael Monfis, i cili eliminoi Kuznjecovin, pas fitores 3-1.
Në kampin e femrave, Viktoria Azarenka bëri detyrën në sfidën me Barbara Stricova, duke e fituar atë me rezultatin 2-0. Tenistja bjelloruse, 2 herë fituese e “Australian Open”, u kualifikua për në fazën çerekfinale të këtij turneu për herë të pestë në karrierën e saj. Ish-numri 1 i botës ishte dominuese në përballjen me Stricovën, duke i fituar setet e takimit 6-2 dhe 6-4 në 1 orë e 26 minuta lojë. Kundërshtarja e radhës për Azarenkën, e cila kërkon titullin e tretë në Melburn, është Angelika Kerber, që mposhti Anika Bek 2-0 (6-4 dhe 6-0).
“Australian Open 2016”
Rezultatet teknike të turit të 16-shes
Meshkuj
Xhokoviç – Simon 3-2
Nishikori – Tsonga 3-0
Federer – Gofin 3-0
Berdish – Agut 3-2
Monfils – Kuznetsov 3-1
Raoniç – Vavrinka 3-2
Ferrer – Isner 3-0
Mërrej – Tomiç 3-0
Femra
S. Uilliams – Gasparian 2-0
Sharapova – Bençiç 2-0
Radvanska – Friedsam 2-1
S. Navarro – Gavrilova 2-1
Kerber – Bek 2-0
Azarenka – Striçova 2-0
Konta – Makarov 2-1
Zhang – Kejs 2-1
Shorti i çerekfinaleve
të turneut të Melbërnit
Meshkuj
Xhokoviç – Nishikori
Federer – Berdish
Raoniç – Monfils
Mërrej – Ferrer
Femra
S. Uillimas – Sharapova
Radvanska – S. Navarro
Kerber – Azarenka
Konta – Zhang