AlbanianSport.com 16/01/2024 21:45
ASNN – Dita e katërt e Turneut të Hapur të Tenisit, “Australian Open 2023” ka sjellë një moment të rrallë në tenis. Një mbledhës i topave hyri në mes të lojës në fushë gjatë ndeshjes mes Karen Khaçanovit dhe Aleksander Kovaçeviçit. Në një moment, Khaçanovi gjuajti fuqishëm shërbimin e parë dhe topi i kthyer nga Kovaçeviqi po përfundonte jashtë vijës dhe Khachanovi ishte afër pikës së radhës.
Sidoqoftë, para se topi të prekte fushën, për t’u konfirmuar pika, topmbledhësi hyri dhe e kapi topin dhe gjyqtarja vendosi për përsëritje. Reagimi i tifozëve ishte i menjëhershëm e Khaçanovi nuk mund ta besonte se nuk e mori pikën. Gjyqtarja i tregoi se “topi duhet të prekë dyshemenë” për t’u llogaritur pika.
Megjithatë, kundërshtari Kovaçeviçi reagoi duke u ofruar që t’ia jepte pikën kundërshtarit dhe duke marrë mbështetjen e tifozëve. Në fund, ishte Khaçanovi fitoi dhe u kualifikuar për më tej në turin e 3-të të Turneut të Hapur të Tenisit, “Australian Open 2023”.